Nutricionizëm
Një qasje të personalizuar ndaj ushqyerjes si faktor kyç për shëndetin, parandalimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme.
Përshkrimi i departamentit
Departamenti i nutricionizmit dhe dietetikës ofron një qasje të personalizuar ndaj ushqyerjes si faktor kyç për shëndetin, parandalimin dhe trajtimin e gjendjeve të ndryshme.
Përmes vlerësimit profesional dhe programeve ushqimore të krijuara individualisht, mundësohet arritja e rezultateve të qëndrueshme dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.
Sëmundjet dhe gjendjet
Në departament punohet me pacientë me:
Peshë të tepërt trupore dhe kequshqyerje
rregullimi i përbërjes trupore.Diabet dhe rezistencë ndaj insulinës
kontroll i glicemisë përmes ushqyerjes.Sëmundje kardiovaskulare
ulje e rrezikut përmes qasjes ushqimore.Dislipidemi
rregullimi i yndyrnave në gjak.Çrregullime të sistemit tretës
Helicobacter pylori, kapsllëk dhe diarreAnemi
mbështetje ushqimore për korrigjimin e deficiteve.Alergji dhe intolerancë ushqimore
plane ushqimore të përshtatura.Sëmundje endokrinologjike dhe renale
ushqyerje e specializuar.Gjendje imunologjike
mbështetje e imunitetit përmes ushqyerjes.
Diagnostikë
Në departament kryhet një vlerësim i detajuar dhe gjithëpërfshirës nutricional, me qëllim përcaktimin e gjendjes shëndetësore aktuale, statusit ushqimor dhe nevojave individuale të pacientit.
Мatje e saktë e përqindjes së yndyrës, masës muskulore, ujit në trup, yndyrës viscerale dhe metabolizmit bazal. Analiza ndihmon në kuptimin e përbërjes trupore dhe ndjekjen e ndryshimeve gjatë trajtimit.
Мatje e peshës trupore, gjatësisë, BMI, perimetrit të belit dhe ijeve, si dhe vlerësim i rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe metabolike të lidhura me mbipeshën ose kequshqyerjen.
Аnalizë e detajuar e zakoneve ushqimore, marrjes së ushqimit dhe lëngjeve, aktivitetit fizik, gjumit dhe stilit të jetesës. Vlerësohen gjithashtu simptomat specifike, intolerancat, oreksi dhe sëmundjet ekzistuese që ndikojnë në ushqyerje.
Vlerësim i vitaminave, mineraleve, sheqerit, yndyrnave, hekurit, hormoneve, parametrave inflamatorë dhe treguesve të tjerë metabolikë dhe ushqyes. Kjo mundëson zbulimin e hershëm të mungesave, anemisë, rezistencës ndaj insulinës dhe çrregullimeve të tjera.
Zbulim i hershëm i rrezikut për kequshqyerje, humbje të masës muskulore, sarkopeni ose mungesë të lëndëve ushqyese, veçanërisht te pacientët me sëmundje kronike, pas operacioneve ose në moshë më të thyer.
Analizë e faktorëve gjenetikë që ndikojnë në metabolizëm, reagimin ndaj llojeve të ndryshme të ushqimit, tolerancën ndaj karbohidrateve dhe yndyrnave, nevojën për vitamina të caktuara dhe prirjen për mbipeshë.
Trajtimet
Në departament hartohen programe nutricionale të individualizuara dhe plane afatgjata për përmirësimin e shëndetit:
Plane individuale ushqimore
ushqyerje e personalizuar e përshtatur sipas moshës, gjendjes shëndetësore, rezultateve laboratorike, aktivitetit fizik dhe qëllimeve të pacientit.Programe nutricionale për sëmundje specifike
plane të veçanta për pacientët me diabet, rezistencë ndaj insulinës, hiperlipidemi, hipertension, obezitet, sëmundje gastrointestinale, sëmundje kronike të veshkave, zemrës dhe mëlçisë.Programe për ulje ose rritje të peshës trupore
reduktim i kontrolluar dhe i sigurt i peshës me ruajtjen e masës muskulore, si dhe programe për pacientët me kequshqyerje ose humbje peshe.Qasje nutrigjenetike
ushqyerje e personalizuar sipas profilit gjenetik, me zgjedhje të llojit të dietës dhe rekomandime që i përshtaten metabolizmit individual të pacientit.Programe për fëmijë dhe adoleshentë
mbështetje ushqimore për rritje dhe zhvillim të duhur, parandalim dhe trajtim të mbipeshës, ushqyerje selektive dhe mungesa ushqimore te fëmijët dhe të rinjtë.Paketa nutricionale imunologjike
mbështetje ushqimore për forcimin e imunitetit, veçanërisht te pacientët me sëmundje kronike, pas operacioneve, infeksioneve ose trajtimit onkologjik.Modele alternative ushqimore
këshillim dhe adaptim i dietës mesdhetare, vegjetariane, vegane, low-carb ose regjime të tjera, në mënyrë që të jenë të sigurta, të balancuara dhe të përshtatura për nevojat e pacientit.Edukim dhe mbështetje
edukim i vazhdueshëm për zgjedhjen e duhur të ushqimit, leximin e etiketave, planifikimin e vakteve dhe ruajtjen e zakoneve të shëndetshme afatgjatë.
Teknologjia dhe pajisjet
Departamenti disponon pajisje moderne për vlerësim të saktë nutricional dhe ndjekje të personalizuar:
Body InBody analizator
sistem i avancuar për analizën e përbërjes trupore, i cili ofron informacione të detajuara për yndyrën, masën muskulore, ujin në trup, yndyrën viscerale dhe metabolizmin bazal.Sisteme nutrigjenetike
analiza gjenetike që mundësojnë personalizimin e ushqyerjes sipas profilit gjenetik të pacientit dhe metabolizmit të tij individual.Diagnostikë laboratorike
analiza moderne laboratorike për vlerësimin e parametrave metabolikë, hormonalë dhe ushqyes, përfshirë vitaminat, mineralet, profilin lipidik, glukozën dhe markerët inflamatorë.Sisteme për ndjekjen e progresit
monitorim dhe krahasim i rregullt i rezultateve me qëllim vlerësimin e efektit të planit ushqimor dhe përshtatjen e tij kur është e nevojshme.
Specialistët
Rruga e pacientit
Konsultim
Njohja me nevojat dhe përcaktimi i qëllimeve.
Diagnostikim
Analizë e detajuar nutricionale dhe matje.
Plan i ushqyerjes
Qasje e personalizuar dhe e zbatueshme.
Zbatim
Udhëzime praktike dhe mbështetje e vazhdueshme.
Ndjekje/monitorim
Kontrolle të rregullta dhe përshtatje e planit.