Urologji

Diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të sistemit urinar te të dy gjinitë, si dhe të sistemit riprodhues mashkullor.

Përshkrimi i departamentit

Reparti i Urologjisë ofron diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve të sistemit urinar te të dy gjinitë, si dhe të sistemit riprodhues mashkullor.

Në këtë fushë përfshihen veshkat, ureterët, fshikëza urinare dhe uretra, si dhe prostata, testikujt dhe organi gjenital mashkullor.

Trajtimi përfshin qasje medikamentoze, endoskopike dhe kirurgjikale, me fokus në teknikat minimalisht invazive dhe rikuperimin më të shpejtë të pacientëve.

Sëmundjet dhe gjendjet

Në departament diagnostikohen dhe trajtohen:

  • Sëmundje të veshkave
    gurë, infeksione dhe tumore që mund të kërkojnë trajtim medikamentoz ose kirurgjikal
  • Sëmundje të fshikëzës urinare
    infeksione, kalkulozë dhe tumore
  • Sëmundje të prostatës
    hiperplazi beninje dhe kancer i prostatës
  • Sëmundje të testikujve
    inflamacione, hidrocelë dhe tumore
  • Sëmundje të uretrës
    ngushtime dhe çrregullime funksionale
  • Inkontinencë urinare
    rrjedhje e pakontrolluar e urinës me nivele të ndryshme
  • Anomali kongjenitale
    hipospadi dhe epispadi që kërkojnë trajtim kirurgjikal
  • Sëmundje të penisit
    fimozë, lakim dhe gjendje të tjera

Diagnostikimi

Në departament aplikohen metoda moderne diagnostikuese për vlerësimin e saktë të sëmundjeve të traktit urogjenital, me qëllim vendosjen në kohë të diagnozës dhe zgjedhjen e trajtimit më të përshtatshëm.

Metodë jo-invazive për vlerësim të detajuar të veshkave, fshikëzës urinare, prostatës dhe testikujve. Mundëson zbulimin e gurëve, cisteve, tumoreve, zmadhimit të prostatës, mbajtjes së urinës dhe ndryshimeve të tjera strukturore.

Marrje e mostrës nga prostata nën kontroll të ultrazërit, që mundëson diagnozë të saktë në rast dyshimi për kancer të prostatës.

Test funksional për matjen e rrjedhës dhe shpejtësisë së urinimit, që ndihmon në vlerësimin e obstruksioneve, dobësisë së fshikëzës urinare ose zmadhimit të prostatës.

Ekzaminim endoskopik i fshikëzës urinare dhe uretrës, që mundëson vizualizim të drejtpërdrejtë të mukozës dhe zbulim të tumoreve, gurëve, inflamacioneve, ngushtimeve dhe ndryshimeve të tjera.

Gjak dhe urinë për vlerësimin e funksionit të veshkave, praninë e infeksioneve, parametrave inflamatorë dhe markerëve tumoralë si PSA (antigjeni specifik i prostatës).

Vlerësim i detajuar i traktit urinar, zbulim i tumoreve, gurëve, obstruksioneve dhe metastazave, veçanërisht në gjendje të komplikuara ose të avancuara.

Sipas nevojës, për vlerësim të plotë dhe planifikim të trajtimit kirurgjikal ose konservativ.

Trajtimet

Në department aplikohen një gamë e gjerë procedurash kirurgjikale, endoskopike dhe rekonstruktive, të përshtatura sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.

  • Nefrektomi – heqje e pjesshme ose e plotë e veshkës, zakonisht për shkak të tumoreve ose organit jofunksional.
  • Adrenalektomi – heqje e gjëndrës mbiveshkore në rast të tumoreve ose gjendjeve hormonalisht aktive.
  • Prostatektomi radikale – heqje e plotë e prostatës në rast të kancerit, me qëllim kontrollin onkologjik të sëmundjes.
  • Prostatektomi transvezikale – procedurë kirurgjikale e hapur për prostatë të zmadhuar në mënyrë të theksuar që shkakton obstruksion.
  • Orkifunikulektomi – heqje e testisit dhe kordonit spermatik në rast të tumoreve të testisit.
  • Ureterocistoneostomi – rindërtim i lidhjes midis ureterit dhe fshikëzës urinare në rast të dëmtimeve ose ngushtimeve.
  • Trajtim kirurgjikal i hipospadisë dhe epispadisë – rindërtim i uretrës në rast të anomalive kongjenitale.
  • Korrigjim i lakimit të penisit – trajtim kirurgjikal i deformimeve me qëllim përmirësimin e funksionit.
  • Vendosje e protezave testikulare – procedurë rekonstruktive pas heqjes së testisit.
  • Trajtimi kirurgjikal i inkontinencës së stresit – zgjidhje operative për rrjedhjen e pakontrolluar të urinës.
  • Rekonstruksioni i murit të përparmë të vaginës – korrigjim i prolapsit dhe përmirësim i mbështetjes së fshikëzës urinare.
  • Vendosja e sfinkterit artificial – kontroll i urinimit te pacientët me inkontinencë të rëndë.
  • Suspensioni retropubik dhe mbështetëset e uretrës – stabilizim i uretrës dhe përmirësim i funksionit.
  • Injeksioni i kolagjenit – trajtim minimalisht invaziv për përmirësimin e mbylljes së uretrës.
  • Operacion endoskopik i fshikëzës urinare (TUR) – heqje e tumoreve pa prerje klasike kirurgjikale.
  • Operacion endoskopik i prostatës (TURP/HoLEP) – heqje e indit të zmadhuar të prostatës me qasje minimalisht invazive.
  • Litotripsi me lazer – thyerje e gurëve në veshka, ureterë dhe fshikëz urinare me ndihmën e lazerit.
  • Vendosja dhe heqja e stentëve ureteralë dhe sondave J të dyfishta – mundëson rrjedhje normale të urinës në rast obstruksionesh.
  • Buzhimi i uretrës – zgjerim i kanalit uretral të ngushtuar.
  • Instilimi i barnave në fshikëzën urinare – terapi lokale për tumore ose inflamacione kronike.
  • Biopsi mikro-kirurgjikale e testisit (micro-TESE) – marrje e spermatozoideve te pacientët me infertilitet.
  • Terapia post-operative dhe adjuvante – ndjekje, trajtim shtesë dhe kontroll i rezultatit të ndërhyrjes.

Teknologjia dhe pajisjet

Reparti disponon teknologji moderne që mundëson saktësi të lartë, qasje minimalisht invazive dhe rikuperim më të shpejtë të pacientëve.

  • Endoskopë rigidë dhe fleksibël
    mundësojnë diagnostikim dhe trajtim të traktit urinar pa prerje klasike kirurgjikale, me vizualizim të drejtpërdrejtë të mukozës.
  • Aparat ultrazëri modern
    vizualizim me rezolutë të lartë i organeve urogjenitale për diagnozë të shpejtë dhe të saktë.
  • Teknologji laparoskopike 4K 3D me ICG (indocianinë e gjelbër)
    sistem i avancuar për kirurgji minimalisht invazive me vizualizim të përmirësuar të enëve të gjakut dhe indeve, duke rritur saktësinë dhe sigurinë gjatë ndërhyrjeve.
  • NBI (Narrow Band Imaging) dhe teknologjia white light
    teknika të avancuara endoskopike për zbulim më të mirë të tumoreve dhe ndryshimeve të imta të mukozës.
  • Lazer holmium
    teknologji moderne për trajtimin e gurëve urinarë, indit të prostatës dhe gjendjeve të tjera urologjike me traumë minimale.
  • Mikroskop kirurgjikal
    mundëson procedura mikro-kirurgjikale me saktësi të lartë, veçanërisht në ndërhyrjet rekonstruktive dhe trajtimin e infertilitetit.
  • Salla operative moderne dhe sisteme monitorimi
    mundësojnë kryerjen e sigurt të të gjitha procedurave, me monitorim të vazhdueshëm të parametrave vitalë dhe mbështetje anesteziologjike.

Ky kombinim i diagnostikës së avancuar, teknikave moderne kirurgjikale dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë mundëson trajtim të saktë, të sigurt dhe efikas të sëmundjeve urologjike.

Rruga e pacientit

  • Konsultë
    Ekzaminim dhe vlerësim fillestar me ultrazë (eko).
  • Diagnostikim
    Kryerja e analizave laboratorike dhe ekzaminimeve shtesë.
  • Plan trajtimi
    Përcaktimi i qasjes individuale.
  • Ndërhyrje ose ndjekje
    Trajtim kirurgjikal ose kontrolla të rregullta.
  • Kujdes afatgjatë
    Parandalim dhe ndjekje post-operative.
Мими може да ви помогне во закажувањето на Вашиот термин