• Operacionet tek anomalitë bronziogjene të qafës (kista dhe fistula bronkiogjene, kista tiroglosale dhe fistula)
• Kirurgjia e tumoreve beninje dhe malinje të gjëndrave parotide (parotidektomitë e pjesshme dhe totale)
• Rindërtimi i nervit të fytyrës (pjesa ekstrakraniale)
• Operacionet tek çarjet kongjenitale të buzës, kreshtës alveolare dhe qiellzës së fortë dhe të butë
• Operacionet e gjëndrës së pështymës submandibulare (sialoadenitis, sialolithiasis, tumoret)
• Trajtimi operativ i limfangiomave të zonës fytyrë-qafë
• Operacionet e tumoreve beninje dhe kisteve në fytyrë dhe në kavitetin oral/hapësirën e gojës
• Operacionet e tumoreve malinje të fytyrës dhe orofaringut (karcinoma e buzës, karcinoma e gjuhës, karcinoma e zonës poshtë gjuhës, karcinoma e qiellzës)
• Diseksionet e qafës – të gjitha llojet
• Kirurgjia e sinusit maksilar
• Trajtimi i dëmtimeve të indeve të buta dhe strukturave kockore të zonës maksilofaciale (thyerje të mandibulës, fraktura të kockave zigomatike, fraktura të maksilës)
• Kirurgjia maksilofaciale
• Diagnoza kirurgjikale e limfomave të kokës dhe qafës